CURRICULUM VITAE ( E PERMBLEDHUR)

PER

SHOQATEN KOMBETARE TRANSPORTUESVE QYTETAS (SHKTQ)

NE  TIRANE

 

  • Shoqata Kombetare e Transportit Qytetas u krijua ne Tirane ne vitin 2004, nga drejtuesit dhe perfaqsuesit e operatoreve private, te licensuar nga bashkite e qyteteve respektive, qe punonin qysh nga viti 2001 per kryerjen e sherbimit te transportit ne linja te caktuara. Krijimi i saj erdhi si domosdoshmeri me objekt mbrojtjen e interesave te anetareve te saj, qe zhvillonin veprimtarine e tyre ne fushen e transportit urban ne te gjithe teritorin e vendit. Ajo ka bashkerenduar veprimtarine ndermjet ketyre subjekteve per nje konkurence te ndershme, per rritjen cilesore te sherbimit udhetareve, per fuqizimin e ketij transporti si dhe te perfaqsoje keto subjekte ne mardheniet me institucionet perkatese shtetrore si brenda vendit por edhe jasht vendit etj.
  • Shoqata e ka ushtruar aktivitetin duke vepruar ne zbatim te “Aktit Themelimit” dhe te “Statutit” te saj ligjeve kryesore si : Ligjit per “Transportet Rrugore”, te vendimeve dhe udhezimeve ne zbatim te ketij ligji, te “Aktit Themelimit” dhe te “Statutit” te saj, te ligjit “Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise”, ligjit “Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”
  • Ka organizuar dhe zhvilluar disa konferenca per shtyp brenda vendit, me qellim informimin, transparencen dhe nxitjen e opinionit publik, per zgjidhjen e problemeve te ngritura ndaj institucioneve shteterore perkatese, te cilet nuk gjenin zgjidhje, si dhe te tjera probleme qe jane hasur gjate operimit.
  • Ka patur bashkepunim te ngushte ndermjet operatoreve, per gjetjen e tregjeve te importimit te autobuzeve, me qellim unifikimin, qofte edhe pjeserisht, te tipeve te autobuzeve qe kryejne kete sherbim.
  • Shoqata ka patur impenjim per marjen e eksperiencave me te mira, te huaja ne kete fushe, kryesisht te vendeve anetare te BE-se.
  • Ne Qershor-2009 u be antaresimi i SHKTQ ne Unionin Internacional te Transportit Publik  (UITP).

Perfaqesues te SHKTQ kene mare pjese ne shume seminare per transportin publik,  qe jane zhvilluar si brenda vendit dhe jasht vendit. Per tu permendur eshte  Seminari Nderkombetar per Transportin Publik, i zhvilluar brenda vendit ne Tirane,  ne Dhjetor – 2009, qe u realizua nga SHKTQ ne bashkepunim me UITP. Ky seminar dhe te tjera do ti gjeni ne vidiot, te rregjistruara ne faqen e SHKTQ.

SHKTQ në veprimtarinë e saj ka si objektiv rritjen e cilesise se sherbimeve për terheqjen e nje numri me te madh pasagjeresh, nepermjet rritjes se shpejtesise se levizjes, teknologjise me te avancuar, komoditetit, etj. Gjithashtu, shoqata, nëpërmjet anëtarëve të saj dhe në ushtrim të funksioneve të veta, do te vazhdoje perpjekjet per rinovimin e mjeteve, futjen e pajisjeve elektronike per biletat, informacione te tjera elektronike etj.

SHOQATA KOMBETARE TRANSPORTIT QYTETAS

Galeri Video

This page require Adobe Flash 9.0 (or higher) plug in.


Shoqata Kombetare e Transportit Qytetas
Tirane, Albania; tel: +355 4 2262429; E-mail: shktq@shktq.org